Vaksinë fruthi para shkollës/ ISHP: Asnjë fëmijë nuk do të pranohet pa kartele vaksinimi

Shqipëria

Vaksinë fruthi para shkollës/ ISHP: Asnjë fëmijë nuk do të pranohet pa kartele vaksinimi

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:09
Silva Bino

Situata e fruthit në Shqipëri duket të jetë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me fillimin e këtij viti ku u shënuan qindra fëmijë të prekur.

Por ekspertë të Institutit të Shëndetit publik shprehin shqetësim me uljen e mbulesës vaksinale kryesisht në Tiranë pasi shumë prindër të cilët refuzojnë vaksinimin e fëmijës pa marrë në konsideratë riskun që merr përsipër nëse fëmija preket nga fruthi që në mos humbje jete, i shkakton verbëri apo shurdhëri.

“Kaq qytete që kemi, 0 raste. Është reduktuar numri në mënyrë drastike, por duhet rritur mbulesa vaksinale në Tiranë”, thotë Silva Bino.

Për të rritur mbulesën vaksinale , autoritetet shëndetësore deklarojnë se do të jetë strikt me drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të cilët nuk duhet të pranojnë asnjë fëmijë nëse nuk kanë dorëzuar kartelën e vaksinave .

“Asnjë fëmijë nuk do të pranohet këtë vit nëse nuk bën të gjithë kalendarin e vaksinimit pasi jo vetëm mbron veten, por edhe fëmijët të cilët për arsye shëndetësore nuk mund ta bëjnë vaksinën’, thotë Bino.

Bino shpjegon se ky proces do të monitorohet në mënyrë rigoroze dhe për drejtuesit që shkelin ligjin do të ndëshkohen me gjobë. Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive u tërheq vëmendjen edhe institucioneve private të cilët sipas saj një vit më parë nuk e kanë respektuar këtë ligj.

Në fillim të ketij vit fruthi shkaktoi disa viktima foshnje dhe të rritur të cilët ishin të pavaksinuar dhe u infektuan nga virusi vdekjeprurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat