Pakujdesia e pushuesve, zjarr në pyllet shqiptare - Bota Sot
Pakujdesia e pushuesve, zjarr në pyllet shqiptare

Shqipëria

Pakujdesia e pushuesve, zjarr në pyllet shqiptare

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 18:45
Foto ilustrim

Një vatër zjarri është bërë shkak për përhapjen e zjarrit në sipërfaqen pyjore të Semanit.

Zjarri ka rënë pasditen e sotme dhe ka përfshirë kryesisht zonën jo ekonomike të pyllit bregdetar.

Shërbimi zjarrfikës ka konstatuar rreth 1 hektar zjarr sipërfaqsor, i cili nuk sjell dëm ekonomik. Zjarri nuk ka prekur kurorën pyjore.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë 2 mjete zjarrfikëse dhe 20 forca zjarrfikëse, policia e shtetit, Emergjencat Civile të Bashkisë Fier dhe punonjës të ndërmarrjes Pyjore.

Aktualisht forcat pjesmarrëse po punojnë me pompa shpine për shuarjen përfundimtare të zjarrit, me qënë se mjetet nuk hyjnë në thellësi.

Zjarri është kapur në kohen e duhur dhe po shkon drejt shuarjes se tij. Dushohet që shkaku i zjarrit është pakujdesia njerëzore, pasi ajo zonë është mjaft e frekuentuar nga plazhistët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...