Merr flakë një autobus me 30 pasagjerë në autostradën Tiranë-Elbasan

Shqipëria

Merr flakë një autobus me 30 pasagjerë në autostradën Tiranë-Elbasan

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 08:27
Foto ilustrim

Përfshihet nga flakët një autobus në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmë.

Mësohet se në autobus ndodheshin 30 pasagjerë, ndersa një prej tyre ka mbetur i lënduar, jo për shkak të flakëve, por pasi po tentonte që të largohej me shpejtësi.

Mësohet gjithashtu se autostrada është bllokuar në njërin prej akseve.

Shkak dyshohet se është bërë një manovrim i gabuar i shoferit, i cili është shoqëruar në polici.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku po punon për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat