Tragjedia ku humbën jetën 2 punëtorë, çfarë vendosi gjykata për dy drejtuesit teknikë

Shqipëria

Tragjedia ku humbën jetën 2 punëtorë, çfarë vendosi gjykata për dy drejtuesit teknikë

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 12:22
Vendi ku humbën jetën 2 punëtorë

Gjykata e Tiranës la në burg një nga arrestuarit për tragjedinë e dy ditëve më parë ku mbetën të vdekur dy punonjës gjatë çmontimit të një skele.

Ndërkohë, për personin tjetër është caktuar “arrest në shtëpi”. Kontretisht, në burg u la Ilir Bendo, drejtues teknik ne skelen ‘Syla’.

Arrest ne shtepi gjykata caktoi pë Xhimi Tarushit, administrator i kompanisë “Xhimi”.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 gusht, kur të rinjtë që ndodheshin mbi skelat e firmës “Skela Syla”, ranë nga lartësia e katit të gjashtë, pas shembjes së saj nga mungesa e sigurisë.

Orjan Kodra, 36 vjeç, dhe Ergys Brahimi, 31 vjeç, humbën jetën, ndërsa të plagosur mbetën punëtorët Gentian Bardhi, 44 vjeç, Euglidios Lika, 34 vjeç, dhe Altin Marku, 40 vjeç, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Policia e Tiranës arrestoi një ditë pas ngjarjes dy drejtues teknikë, atë të kompanisë që kryente termoizolimin e pallatit ku ndodhi incidenti dhe atë të shoqërisë së skelave, si dhe ka shpallur në kërkim edhe administratorin e firmës “Skela Syla”, për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat