Zgjerimi i parkut të Tomorrit/ Qeveria dhe ekspertët: Të mos lejohen bizneset e guroreve - Bota Sot
Zgjerimi i parkut të Tomorrit/ Qeveria dhe ekspertët: Të mos lejohen bizneset e guroreve

Shqipëria

Zgjerimi i parkut të Tomorrit/ Qeveria dhe ekspertët: Të mos lejohen bizneset e guroreve

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 17:55
Ilustrim

Qeveria është e vendosur për zgjerimin e Parkut Kombëtar të Tomorrit.

Pas rrëzimit nga Gjykata do të ketë një tjetër vendim në mënyrë që ky park i shenjtë, siç e quajnë ekspertët, të mos lejohet të shfrytëzohet nga disa biznese të cilët kanë lobuar kundër tij.

Sipas tyre në këtë park ka specie bimore dhe shtazore që nuk ekzistojnë në vende të tjera.

Ministri i Mjedisit tha se do të bëhen konsultimet me banorët e zonës ndërkohë që procesi gjyqësor do të vijojë në Gjykatën Administrative të Apelit.

Grupet e reja të “Smile Albania” janë duke përgatitur një peticion me firma të banorëve të zonës, të cilët janë pro zgjerimit të Parkut Kombëtar në malin e Tomorrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...