Prezenca e Bashkim Finos, dhe ish sigurimsave, krijon incident në takimin vjetor të ish të persekutuarve në Lushnje

Shqipëria

Prezenca e Bashkim Finos, dhe ish sigurimsave, krijon incident në takimin vjetor të ish të persekutuarve në Lushnje

Më: 19 gusht 2019 Në ora: 18:32
Foto

Nuk u prit fare mirë prezenca e ish- kryeredaktorit të gazetës së Komitetit të Partisë “Shkëndia”, Dalip Greca, editori i seksionit shqip të gazetës “Dielli” në SHBA, i cili kishte shkuar për të ndjekur aktivitetin e përndejkurve politik, nga qyteti ku ai ka shërbyer gjatë kohës së diktaturës si gazetar, ndërsa tani prezantohet si Vatran, dhe ish “i përndjekur”.

Në një aktivitet që ka nisur katër vjet më parë - si inisiativë e disa të presekutuarve në kampin e interrnimit në Savër - të Lushnjes, përsonalisht të Sofokli Kuqeshit, dhe disa bashkëvuajtësve të tij, të mbijetuarit e kampeve të përqëndrimit në Lushnjë, përkujtuan largimin e tyre nga këto kampe 26 vjet më parë, kryen homazhe me vendosjen e kurorave dhe buqetave me lule në memorialin që është ngritur me emrat e familjeve që kaluan në këto kampe interrnimi.

Mirëpo, përndryshe nga tre vite më parë, këtë vit në kuadër të 23 gushtit, Ditës Europiane të Viktimave të Regjimeve Totalitare dhe 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, ishte Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, i cili në një deklerat tha se në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjës, Institutin për Integrimin e të Përndjekurve, Shoqatën Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë dhe Kujto.al, dhe të mbijetuar, institucione dhe shoqëria civile aktive, kthejnë vëmendjen në ish-kampet dhe vendet e internimit në Lushnjë, me aktivitetet :“Dinjiteti përballë totalitarizmit, gusht 2019”.

Ku me këtë rast, në Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela”, Lushnjë u çelë ekspozita fotografike e profileve të të internuarve në fshatrat e Lushnjës dhe hap ekspozita me materiale arkivore të AIDSSH mbi ta.

Në aktivitetin që mbahej në Pallatin e Kulturës “ Vace Zela” morën pjesë personalitete të njohura nga shtresa e të përndjekurve, zyrtar të lart të Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, dhe ishin ftuar autoritetet lokale, të qytetit të Lushnjes, deputeti i zonës Bashkim Fino nga Partia Socialiste, dhe Ambasadori zviceran në Tiranë, Adrian Maître.

Në vijim, në sallën e teatrit, ish-të burgosur politik, të të internuar dhe trashëgimtarët e tyre, që morën fjalën, folën për kthimin në vendkujtese në kampet e internimit, dhe nisi një bashkëbisedim i hapur ku shkëmbyen debate të “zjarrta” dhe u shfaqën pakënaqësira të thella duke kërkuar edhe sugjerime me të pranishmit dhe drejtuesit e këtij aktiviteti si dhe u hodhën akuza ndaj drejtuesve të pushtetit dhe të atyre që merren më çështjen e të presekutuarve.

Gjatë debateve pati indinjata të mëdha që shkaktojë edhe incidentin, sidomos, iste ajo me pranin e deputetit të zonës Bashkim Fino, nga Partia Socialiste, por, si deklaruan për gazetën tonë disa ish të përndjekur , që morën pjesë nga Lushnja, nuk u ndjenë fare mirë edhe me prezencën e disa ish kuadrove të ish Komitetit të Partisë së qytetit të Lushnjes, ose Sigurimit, persona që i kan shërbyer para se të rrëzohej regjimi Partisë komuniste e organeve të tyre.

Njëri prej tyre që nuk deshi të indetifikohej, tha se ishte i indinjuar, kur në sallë pa se kishte edhe ish sigurimsa apo një ish gazetar të gazetës së qytetit të Lushnjes, të cilin e njihte fare mirë, tha ai duke shtuar se bëhet fjalë për prezencën e ish- kryeredaktorit të gazetës së Komitetit të Partisë “Shkëndia”, Dalip Greca, editori i seksionit shqip të gazetës “Dielli” në SHBA, i cili i kishte thënë se kishte shkuar për të ndjekur aktivitetin e përndejkurve politik, nga qyteti ku ai ka shërbyer gjatë kohës së diktaturës si gazetar, ndërsa, tani i ishte prezantuar si Vatran, dhe si një ish “i përndjekur”........i asaj kohe....!

Incidenti ndodhi kur anëtar të familjes intelektuale e patriote nga Dibra, familjes së Hysni Dema, e bija dhe e mbesa e Kolonelit të Mbretit Zog I-rë, të cilët u lindën e u rritën kampeve të interrnimit për 45 vjet, duke ua shkatërruar jetën e gjithcka kishin ata mvi vete- nuk e kapërdinë dotë prezencën e ish atyre kudrove që i shërbyen Partisë dhe vazhdojnë t’i shërbejnë PS, dhe me këtë rast të deputetit socialist Bashkim Fino.

Kështu, që në një moment mos përmbajtje ky takim u prish, mbasi ai u shoqërua me incidente, të forta, që nisën fillimisht me mospërmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë, dhe më pas pjestar të familjeve të përndjekura, si u cek më lart drejtuan gishtin drejtpërsëdrejti te prezenca e deputetit të zonës Bashkim Fino.

“Pse je ti këtu, ti je i Partisë Socialiste. Ti nuk ke të drejtë të flasësh. Nuk ke të drejtë të jesh këtu”, unë jam rritur rrugëve të Italise dhe ju na e keni borxh”, i është drejtuar e bija e Hysni Demës, Rudina, dhe vajza e saj- deputetit socialist Bashkim Fino.

“Bashkim Fino, nuk duhet të ishte sot këtu”, u shprehen ato edhe para kamerave me zë të indinjuara.

Mirëpo, Fino duke folur edhe ai para kamerave, para se të largohej nga salla, tha se ai nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë dhe se ai ishte i pranishëm për të vlerësuar sakrificën e tyre dhe për ti mbështetur.

“Po unë ç’lidhje kam me këto që thua ti. Prezenca jonë këtu është për të vlerësuar dhe aspak për të deniguar. Prezenca e kryetarit të bashkisë së Lushnjes dhe e imja si deputet i qytetit është në funskion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të presekutuar”, tha Fino.

Madje ai ka shtuar se : “Nuk ishte incident. Prezenca e kryetarit të bashkisë apo e imja, është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”.

Pas këtyre debateve dhe incidenteve që ndodhën një pjesë e të pranishmëve ka braktisur sallën, mes tyre edhe kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat