I riu shqiptar vdes në aksident dy ditë përpara ditëlindjes, miqtë: Ishte punëtor i madh - Bota Sot
I riu shqiptar vdes në aksident dy ditë përpara ditëlindjes, miqtë: Ishte punëtor i madh

Shqipëria

I riu shqiptar vdes në aksident dy ditë përpara ditëlindjes, miqtë: Ishte punëtor i madh

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:26
Ledio Cerriku

Të mërkurën e 21 gushtit ai do të kishte mbushur 20 vjeç, por jeta iu ndërpre në mes për shkak të një aksidenti rrugor. Ledio Cerriku, humbi jetën në Valverde di Cesenatico, teksa ishte duke shkuar në punë me një skuter.

I riu shqiptar punonte si kuzhinier dhe gjithashtu studionte në Institutin e Hotelerisë.  Drama ndodhi mëngjesin e së hënës, nga një furgon tip Fiat Ducato, që lëvizte në drejtim të kundërt dhe drejtohej nga një  37-vjeçar.

Pronari i restorantit ku punonte i riu shqiptar është shprehur shumë i indinjuar për humbjen e Ledios. “Jam i tronditur. Ai ishte një djalë shumë punëtor dhe  i përgjegjshëm”, shprehet pronari i restorantit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...