Klosi i bashkohet aksionit të pastrimit në Sarandë

Shqipëria

Klosi i bashkohet aksionit të pastrimit në Sarandë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 15:41
Blendi Klosi

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i është bashkuar aksionit për pastrimin e rrugës që lidh Sarandën me Ksamilin dhe Butrinit.

Së bashku me punonjësit e bashkisë ai ka kërkuar prej pushuesve që të kujdesen për ambientin duke nënvizuar se turizmi është aseti kryesor i Shqipërisë.

Klosi: Jemi në kulmin e sezonit turistik. Për Sarandën, Butrinti shënon një nga destinacionet më të rëndësishme turistike. Duke menduar se në Sarandë ka mbi 150 mijë turistë që janë çdo ditë aty dhe për fondet e bashkisë kjo është një punë e madhe.

Për kryetarin e bashkisë aksioni vlerë ndërgjegjësimi.

"Për një ndërgjegjësim qytetar mendoj se duhet të kemi një territor të pastër, sepse aseti jonë është turizmi"

Bregdeti i Sarandës është ndër më të vizituarit nga pushuesit gjatë sezonit të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat