Gjermania me ambasador të ri në Shqipëri, i dorëzon letrat Metës

Shqipëria

Gjermania me ambasador të ri në Shqipëri, i dorëzon letrat Metës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:51
Ilir Meta dhe Frank-Ëalter Steinmeier

Peter Zingraf do të jetë ambasadori i ri i Gjermanisë në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Susanne Schutz. Zingraf i ka paraqitur sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ka vlerësuar “marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë për zhvillimin e Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.”

“Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane”, – theksoi ndër të tjera Meta gjatë takimit.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për vëmendjen e madhe që Gjermania u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë, si edhe zhvillimeve në rajon, duke vlerësuar vizionin e palëkundur të Kancelares Angela Merkel për integrimin e vendit tonë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE.

Duke i përcjellë Presidentit Meta, përshëndetjet e Presidentit të Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, Ambasadori Zingraf u shpreh se ndjehet mjaft i lumtur që fillon detyrën si Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat