Voltana Ademi nuk dorëzohet, inspekton punimet në qendrën multifunksionale

Shqipëria

Voltana Ademi nuk dorëzohet, inspekton punimet në qendrën multifunksionale

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:57
Voltana Ademi

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi ka vendosur të rezistojë duke mos e lënë mandatin. Një ditë pas konstituimit të këshillit të ri ajo ka inspektuar punimet në qendrën multifunksionale, duke deklaruar dhe vazhdimin e punimeve në investime të tjera.

Konstituimi i Këshillit Bashkiak të Shkodrës duket se nuk i ka krijuar problem Voltana Ademit për të vijuar me inspektimin e punimeve nga projektet e nisura.

Një ditë pas përplasjeve mes mbështetësve të opozitës policisë dhe socialistëve, kryebashkiakja ka shpërndarë një material ku është shfaqur në Qendrën Multifunksionale pranë ish- kopshtit “Guerrile”, ku investimi po realizohet me mbështetjen e UNDP.

Voltana Ademi: Me një kopsht të ri të rikonstruktuar me dyfishin e hapësirës ne do kemi mundësi që të shërbejmë më shumë. Nga ana tjetër do të hapim një çerdhe të re, një shërbim që ka munguar në lagjen 1. Një çerdhe e cila ka hapësirën e mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë lagjes. Me një qendër të re shëndetësore që i bashkëngjitet shërbimit multifunksional, një shërbim i ri.

Në deklaratën për mediat të bashkisë së Shkodrës thuhet se investimi prek vlerën e 13 milion lekeve.

Voltana Ademi: Dua të falenderoj UNDP, e cila ka financuar me 13 mln lekë, projektin që bashkia Shkodër aplikoi dhe u shpall fituese.

Ndërsa Ademi ka inauguruar punimet, prej përfaqësuesve të PS pritet që të niset kërkesa për pavlefshmërinë e mandatit të Valdrin Pjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat