‘Daily Mail’ shkruan për skandalin me turistët spanjollë në Shqipëri, e quan sjellje shokuese

Shqipëria

‘Daily Mail’ shkruan për skandalin me turistët spanjollë në Shqipëri, e quan sjellje shokuese

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 19:11
Mihal Kokëdhimën

Ditët më parë pronari i një lokali në Jug të Shqipërisë, Mihal Kokëdhimën sulmoj disa turistët spanjoll që kishin ardhur për pushime.

Sulmi që Mihal Kokëdhima u ka bërë turistëve spanjollë që kishin ardhur në plazhin e Vlorës, ka tronditur opinionin.

Ndërsa edhe një prej mediumeve më prestigjioze në botë ‘Daily Mail’ i ka kushtuar një artikull ngjarjes së ndodhur në bregdetin shqiptarë.

‘Daily Mail’ ka publikuar videon e skandalit ku pronari i një lokali në Porto Palermo, Mihal Kokëdhima, është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistët dhe teksa automjeti është në lëvizje, ku ai vazhdon ta godas me grushte xhamin e përparmë.

Në videon që ka publikuar ‘Daily Mail’ është shpjeguar e gjithë ngjarja duke e quajtur si ngjarje shokuese sjelljen ndaj turistëve spanjoll.

Kujtojmë që ndaj 55 vjeçarit nga Shqipëria është vendosur masë arrest, ndërsa restauronit ‘Panorama’ që ishte në pronësi të tij është mbyllur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat