Kampet e Internimit - “Shkolla dhe Universiteti” ynë! Dinjiteti dhe Krenaria Jonë!

Shqipëria

Kampet e Internimit - “Shkolla dhe Universiteti” ynë! Dinjiteti dhe Krenaria Jonë!

Nga: Beqir Sina - New York Më: 20 gusht 2019 Në ora: 20:57
Kampet e Internimit - “Shkolla dhe Universiteti” ynë!

Ky ish kamp interrnimi - Savra, ashtu si dhe gjashtë kampet (Gjaza, Grabiani, Pluku, Rrapez, fshati Kosovë e Lushnjes, dhe Çerma), e tjera të rrethit të Lushnjes, dhe ish kampet e interrnimit, në rrethin e Fierit, dhe të Vlorës, për nga përbërja intelektuale dhe fisnore, ishin dhe shërbyen si shkolla dhe universitete, për të gjithë ata që u presekutuan dhe kaluan jetën e tyre, për afro 50 vjet në kampet e internimit nën diktaturë.

Në ato kampe që për fat-keq - po zhduken një e nga një, edhe nga kujtesa, ishin vendet ku të paktën ne fëmijët e atyre kampeve - morën më shumë dije e kulturë, bile edhe më shumë se në shkollat e komunizmit.

Dhe, ajo që dallojë dhe i bëri të veçantë, këta njerëz  edhe sot në liri  - ishte se çdo gjë e bënë, pa "pyetur" se nga vije, nga çfarë krahine ishe, pa pyetur kurr se ishim mysliman, katolik, ortodoks, e tjer,. Pa pyetur se sa larg apo sa afër ishim me njeri tjetrin. Pa pyetur sa e vështirë ishte të lidheshim dhe të krijonim edhe familje me njeri tjetrin, edhe atje në kampet për rreth dhe në rrethe të tjera......

Të presekutuarit,  zgjodhën dhe u bëmë shok jete, edhe me djem e vajza nga ana tjetër e kampit pa i pyetur ne ata dhe ata pa na pyetur ne ….por që së bashku krijuam dhe kaluam në një shoqëri të rinjësh të asaj kohe, shoqëri që shumë prej nesh e ruajmë edhe sot megjithëse jemi kaq larg gjeografikisht.

Savra e tre dekadave më parë, shtëpia dhe shkolla jonë, sot përfat keq -  hesht aqsa prej “erozionit” demokraci, por edhe të ikjes, masive nga kampi internimit. ”Hesht”, dhe i ka humbur ajo “bukuri”, që kishte 29 vjet më parë.

Mirë po duhet thënë, e duhet pranuar nga të gjithë, që edhe ashtu si ishte ajo dikur gumëzhinte, dhe megjithëse ishte kamp internimi dhe fshat, vetëm aty banorët e saj, në jetë, kulturë, dhe veshje bënin jetë qyteti dhe pse mos me thënë kryeqyteti në atë kohë…..

Dhe, kjo padyshim vinte nga jeta vitale e prindërve, apo atyre që ishin më të rinjë se prindërit tanë, që transmetonin diçka te fëmijët e kampeve të internimit, që u lindën në ato baraka, dhe, që mblidheshin çdo ditë në shtëpitë që u bën shkolla dhe universitete,. Ngaqë ato shtëpi, ato kampe internimi ishin bërë edhe bankat e dijes me “mësuesit”, që ishin prindërit tanë, ku një pjesë e tyre, kishin përfunduar edhe shkollat dhe universitetet, në Itali, SHBA, Gjermani, Francë, Greqi, ish Jugosllavi, Turqi, Siri dhe Egjypt.

 Pikërisht, janë ata që ne i kemi edhe sot të skalitur në kujtesën tonë.

Dhe, tani kanë rrjedhur më shumë se tre dekada - dhe, vitet kanë bërë punën e vet, por ishte dikush nga ne qe ai që e ndezi një "llambë" dëshire, për t'u takuar e çmallëzuar, pra ai, i cili e ideojë dhe thirri një takim vjetor në Savër - Lushnje. 

Duke caktuar kështu  javën e parafundit të Gushtit, përvjetorin e largimit, nga kampet e internimit, për tu bërë përsëri së bashku në një takim vjetor, të cilin ish të internuarit, thonë se kanë si synim ta bëjnë tradicional, këtë iniciativë të ish të internuarve nga kampet e internimit në Lushnje, e cila erdhi me një ide të  Sofo Kuqeshit, dhe mbështetur nga Tefta Çapo - Mersini dhe Gëzim Baruti.

Dhe, ja ku janë së bashku, edhe sot megjithëse të paktë në numër, për shkak të largësisë, apo edhe mundësisve jo të mjaftueshme, largimit nga kjo jetë e tjerë e tjera.....! ata pak nga pak , edhe më të organizuar, po e mbajnë atë takim vjetor në Savër të Lushnjes, dhe sipas rastit edhe do ta shtrijnë edhe në kampet për rreth.

Në atë që katër vite më parë, u zgjodh muaji Gusht, muaj ky i cili për ne shqiptarët, konsiderohet si muaji i bekuar. Mbasi, është ky muaj i verës, ai që i sjell dhe i bënë së bashku, shumë shqiptarë që janë larguar nga vendi i tyre në emigrim, dhe, zgjedhin pikërisht këtë muaj, ashtu si qershorin dhe korrikun, muajin e fund-verës, të kthehen në vendlindjen e tyre.

Ngase edhe Vera, është ajo që më së shumti për ne shqiptarët, njerëzit që i shohim më rrallë, që të paktën një herë në vit ose edhe më rrallë, i sjell dhe i bënë bashkë më familjet e tyre, me miqtë dhe shokët ngado që ata vinë dhe që janë........

Edhe, këtë vit si katër vjet më parë në një njoftim, ose ftesë në rrjetet sociale në Facebook, apo Instagram, Tëitter e tjerë, e bërë nga Sofokli Kuqeshi, ashtu si katër vjet më parë, së bashku me Tefta Çapo - Mersini dhe Gezim Baruti, vitin kur pikërshit u shënua dhe 25 vjetori i largimit masiv nga kampet e internimit, ju përgjigjen me Po! Bile me mall e përmallim, dhjetëra ish të përndjekur politik, që kaluan një jetë të tërë në ato baraka të kampeve të internimit - Savrës, 3 kilometra larg Lushnjes.

Erdhën, dhe u bën kështu bashkë spontanisht , ato dy a tre familje që kishin mbetur në Savër, së bashku me ata që kanë shkuar në Lushnje, apo në Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, Korçë, Sarandë, e gjetkë, dhe, disa të tjerë,  erdhën edhe nga vendet fqinjë, Greqia e Italia, por edhe nga Amerika e Kanadaja e largët, për të vazhduar traditën…..

Duke  e bërë atë  si një traditë e bukur, që ashtu duhet të vazhdojë nga që malli, dashuria dhe respekti mbi të gjitha për njeri tjetrin, vuajtjen tonë të përbashkët të përpjesëtuar, të mos njohin ndarje nga e kaluara jonë, e çfarë do largësie gjeografike,  apo edhe ndonjë "qefëmbetje", qoftë ajo shoqërore apo familjare.

Pra, megjithëse të ndarë tashmë gjeografikisht në çdo cep të Shqipërisë, dhe globit, le të bëhemi përsëri së bashku, në një ditë të vitit - ashtu si e kanë caktuar në Gusht. Sipas mundësive të bëhemi bashkë aty ku lindëm dhe u rritëm, në shtëpitë tona, aty ku morëm “shkollën dhe universitetin tonë”,  aty ku tani mbas 29 vjetëve ka mbetur ndonjë gërmadhe e atyre barakave të mjerimit, aty ku lindën e u rritën fëmijët e kampit të Savrës, aty ku jetuan prindërit tanë.

Sepse, edhe ato pak gërmadha që kanë mbetur, edhe ata pak njerëz që kanë mbetur në Savër, kampin e internimit, janë ende gjurmët e vërteta, megjithëse kanë kaluar tre dekda, në çdo prag të atij kampi internimi që quhej Savra, çdo njeri ka shumë që tregojë se aty kanë jetuar njerëz me plot dinjitet dhe krenari.

Image
Gazetari Beqir Sina - New York

Image

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat