Del videoja, shembet përfundimisht restoranti i Mihal Kokëdhimës

Shqipëria

Del videoja, shembet përfundimisht restoranti i Mihal Kokëdhimës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:29
Shembet përfundimisht restoranti i Mihal Kokëdhimës

Ka përfunduar procesi i shembjes së restorantit të Mihal Kokëdhimës, pronari që dhunoi turistët spanjollë.

Rreth orës 13:00, dy fadromat e IKMT-së kanë shembur godinën në fjalë dhe më pas janë larguar.

Siç mund ta shihni edhe nga videoja, aktualisht në këtë zonë ku ka vetëm rrënoja nuk ndodhet asnjë punonjës policie, po ashtu as edhe një familjar.

Ju kujtojmë se dhunimi që Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” u bëri turistëve spanjollë bëri të mundur që organet shtetërore të bënin kontrollet përkatëse mbi restorantin, ku rezultoi që ishte ndërtim pa leje dhe se Milhal Kokëdhima nuk i paguante taksat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat