I shembën resortin pa leje në Porto Palermo, Mihal Kokëdha sot pësoi një tjetër “goditje”

Shqipëria

I shembën resortin pa leje në Porto Palermo, Mihal Kokëdha sot pësoi një tjetër “goditje”

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:06
Mihal Kokëdhima

Teksa sot ju shemb resorti pa leje në Porto Palermo të Himarës, Mihal Kokëdhimën e kanë braktisur edhe avokatët e tij.

Report Tv, mëson se avokatët Kujtim Cakrani dhe Erjon Besimaj nuk e përfaqësojnë më 51-vjeçarin, pronarin e restorantit ku më 15 gusht sulmoi familjen e miliarderit spanjoll Eugenio Galdon, që kishte shkuar si turist në një nga plazhet më të bukur të rivierës shqiptare.

Mihal Kokëdhima u la në arrest me burg nga Gjykata e Vlorës për sulmin që i bëri turistëve duke ju hedhur mbi kofanon e furgonit me të cilin ata u larguan nga restoranti pas shërbimit të keq dhe sulmin që vetë Kokëdhima u bëri.

Teksa e mbrojtën në seancë dy ditë më parë ku kërkuan që ai të hetohej i lirë me garanci pasurore, avokatët e quajtën një gjyq politikë ndërsa thanë se do ta apelonin vendimin.

Por sot ata kanë hequr dorë nga mbrojtja e Kokëdhimës në këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat