Basha jep 5 arsyet pse Rama kundërshton vetingun e politikanëve

Shqipëria

Basha jep 5 arsyet pse Rama kundërshton vetingun e politikanëve

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:34
Pamje nga videoja

Një vit më parë Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar propozuan ligjin për vetingun e politikanëve.

Shefi i opozitës, Lulzim Basha, përmes një videomontazhi ka renditur 5 arsyet se pse kryeministri Rama votoi kundër këtij ligji.

Basha thotë se Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Basha: Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat