"Unë duhet të jetoj", mesazhi prekës i motrës së heroit shqiptar që vdiq nga kanceri

Shqipëria

"Unë duhet të jetoj", mesazhi prekës i motrës së heroit shqiptar që vdiq nga kanceri

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:38
Kostas Arvanitis

Lajmi i ndarjes nga jeta i peshkatarit heroik me origjinë shqiptare Kostas Arvanitis shkaktoi trishtim të thellë në mbarë opinionit grek. Ai sihte shpëtimtari i dhjetëra jetëve në momentin më kritik të Matisë, kur u përfshi nga zjarri një vit më parë.

Por më e lënduara në këtë histori duket se është e motra, e cila ende e ka të vështirë të pranojë ikjen para kohe të të vëllait.

Këngëtarja, Sophia Arvanitis, përmes një postimi në facebook thotë se e ka të vështirë të pranojë që  Kostas nuk është më por duhet të gjejë forcën për të vazhduar përpara. 

"Ajo që  më lëndon është se  personi që adhuroja nuk është më në gjendje ta pranojë adhurimin tim. Unë duhet ta detyroj veten të vazhdoj të jetoj, të shkruaj muzikë dhe tekste, të luaj kitarë, të vështroj detin, duke e ditur që nuk do ta shoh më kurrë”.

Peshkatari shqiptar Kostas Arvanitis u nda nga jeta pas një beteje të gjatë me kancerin.

Ai u kthye në heroin e Greqisë pasi shpëtoi 70 persona nga zjarri që dogji zona të tëra në Matinë  me 23 korrik të 2018-ës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat