Basha jep 5 arsyet pse Rama kundërshton vetingun e politikanëve

Shqipëria

Basha jep 5 arsyet pse Rama kundërshton vetingun e politikanëve

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:44
Ilustrim

Nëpërmjet një video-mesazhi, kryetari i Partisë Demokratike ka renditur pesë arsye për të cilat kryeministri Rama nuk e do vettingun e politikanëve.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se kryeministri pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Basha: Edi Rama kandidon kriminelë dhe e përdor krimin për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me krimin pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit. Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën.

Vettingu i politikanëve i propozuar nga demokratët shtatorin e kaluar kërkon 93 vota për të kaluar.

Ai parashikon hetim të pasurisë për ministra, deputetë e zyrtarë të lartë, ndaj edhe sipas Bashës, kjo është arsyeja pse Rama e PS nuk e votuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat