Mashtrimi i “Besës” me 3.7 milionë euro, janë prekur mbi 800 persona - Bota Sot
Mashtrimi i “Besës” me 3.7 milionë euro, janë prekur mbi 800 persona

Shqipëria

Mashtrimi i “Besës” me 3.7 milionë euro, janë prekur mbi 800 persona

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Skema e mashtrimit në fondacionin “Besa”, me kredi-dhënie fiktive, rezulton të ketë prekur mbi 800 persona, të cilët janë kredi-marrës dhe klientë.

Detajet kanë dalë pas arrestimit të drejtoreshës së filialit të fondacionit, Albana Imami.

Kjo bëhet e ditur për Top Channel nga burime zyrtare pranë grupit hetimor që këtë çështje po e heton prej më shumë se një viti, për të zbuluar se kush ishin personat e përfshirë në skemën e kredi e fiktive.

Në vitin 2014-të, Albana Imami rezultonte vetëm me 0.1% kapital te ‘Besa’, rreth 11 milionë lekë të vjetra.

Rreth 3.7 milionë euro është shumë e përfituar nga një skemë mashtrimi e një filiali të një fondacioni për kredi-dhënie. Për këtë arsye, mbrëmjen e së martës, policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona, mes tyre drejtoresha e degës, Albana Imami, oficer të kredi-dhënies, si dhe Orkida Driza, personin që merrej me gjetjen e klientëve për të aplikuar për kredi. Ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

Për të 8 personat, rëndojnë dy akuza, ajo e skemës mashtruese dhe piramidale si dhe vjedhja duke shpërdoruar detyrën.

Kjo skemë mashtrimi është kuptuar nga drejtuesit e fondacionit të cilët kanë bërë kallëzim në policinë e Tiranës, se një pjesë e stafit të tyre po përfitonte nëpërmjet kredive fiktive, shuma të mëdha parash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat