Kush është drejtoresha e filialit të fondit “Besa” që jepte kredi fiktive: Isha në delir. Debate në sallën e gjyqit - Bota Sot
Kush është drejtoresha e filialit të fondit “Besa” që jepte kredi fiktive: Isha në delir. Debate në sallën e gjyqit

Shqipëria

Kush është drejtoresha e filialit të fondit “Besa” që jepte kredi fiktive: Isha në delir. Debate në sallën e gjyqit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës la në masën e sigurisë “arrest në burg” 4 nga 6 të arrestuarit për dhënien e kredive fiktive në fondin Besa.

Në burg u la Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa në arrest shtëpie, Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso.

Sipas prokurorisë, Albana Imami, në bashkëpunim me sekserë dhe oficerë kredie, jepnin kredi fiktive, shumat e të cilave i përvetësonin vetë.

Në përfundim, prokurori Kolë Hysenaj, kërkoi vlerësimin të ligjshëm të arrestimit dhe lënien në burg të Albana Imami, Blertina Kanani, Matilda Domi, Mihal Hanxhari dhe Orkida Driza, ndërsa për Esmeralda Vaso, arrest shtëpie për shkak se është nënë e një fëmije të vogël.

Gjatë seancës, drejtoresha e filialit, Albana Imami pranoi dhënien e këtyre kredive, por tha se nuk ka qenë e vetëdijshme dhe ka qenë në delir.

Diskutime pati mes saj dhe oficerëve të kredisë, të cilët në seancë pranuan firmosjen e një numri të kredive, por që këtë e kishin bërë me kërkesë të drejtoreshës Imami.

Ndërkohë, një prej të arrestuarave, Orkida Driza, që sipas prokurorisë akuzohet si seksere, tha se është përdorur dhe për kredi aty ka cuar edhe fëmijët e saj.

“Jam e gatshme të bashkëpunojë, më kanë përdorur, unë kam cuar edhe fëmijët e mi aty”, tha ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...