Zjarri masiv përfshin ullishten, rrezikohen edhe disa banesa

Shqipëria

Zjarri masiv përfshin ullishten, rrezikohen edhe disa banesa

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në Hekal të Mallakastrës.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullorë si dhe shkurre. Efektivët e Repartit të Zjarrëfikësve të Ballshit po bëjnë përpjekje për të izoluar vatrën e zjarrit, me qëllim që flakët të mos rrezikojnë shtëpitë e fshatit.

Terreni është shumë i vështirë, ndërkohë që zjarri po ndihmohet edhe nga era. Është kërkuar ndihmë nga zjarrëfikësit e Patosit dhe Uzinës së Naftës në Ballsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat