Basha: Ndërkombëtarët pranë opozitës, raporti i OSBE-së për 30 qershorin do të jetë dhe më i zi

Shqipëria

Basha: Ndërkombëtarët pranë opozitës, raporti i OSBE-së për 30 qershorin do të jetë dhe më i zi

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 07:50
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaron se faktori ndërkombëtar është më afër se kurrë me shqetësimet e opozitës.

Sipas Bashës, ndërkombëtarët po japin sinjale të qarta ku njoftojnë rënien në pikiatë të demokracisë në Shqipëri.

Ai shkon më tej kur thotë se edhe raporti i OSBE-ODIHR për procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit do ta fundosë më tej Ramën, pasi do të jetë më i zi sesa vlerësimet paraprake të tij.

Deklaratat Basha i bëri për ‘Çim Peka Live’ . Më herët gjatë ditës ai pati një takim me ambasadorin e ri të Gjermanisë, Peter Zingraf.

Pas këtij takimi, Basha la të kuptohet se  pranon gjermanët si ndërmjetës për zgjidhjen e krizës politike, vetëm nëqoftëse kjo bazohet në standarde dhe parime europiane.

Basha: Askush nuk i ka njohur këto zgjedhje, as do ti njohë. Për SHBA sigurisht që kjo është një çështje e brendshme e insitucioneve shqiptare dhe do presin Gjykatën Kushtetutese.Padyshim stabiliteti është në interes strategjik të të SHBA dhe kjo dihet si për Ballkanin dhe gjithë Evropën.

E reja qëndron dikur tjetër. Në faktin që para dhe pas 30 qershorit kemi një realitet tjetër për faktorin ndërkombëtar. Që nuk është më misioni i OSBE që monitoron zgjedhjet, por i autoriteteve lokale të Europës. Kush i tërhoqi? Këto janë sinjale të qarta politike. E shikoni raportin e një zonjë që nuk është as afër opozitës. Raporti i plotë nuk ka si të jetë më i mirë, do jetë edhe më zi. 

Dhe kjo lidhet me pasigurinë juridike, në dhunim të Kushtetutës. Dhunimi i Kodit Zgjedhor që i mohoi opozitës për të pasur numërues. Krijimi i mekanizmave false për garën. Përgjigjen më të fuqishme e dhanë shqiptarët. Pjesa tjetër dërrmuese e refuzoi. Ky ishte refuzim i regjimit. Kjo është e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat