Qëlloi me armë 60-vjeçarin, policia arreston autorin. Dalin detajet e ngjarjes që ndodhi natën

Shqipëria

Qëlloi me armë 60-vjeçarin, policia arreston autorin. Dalin detajet e ngjarjes që ndodhi natën

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur gjate nates ne Burrel, ku mbeti i plagosur me arme nje 60-vjecar.  Policia ben me dije se ka arrestuar 35-vjeçarin, F.Gj, autorin e ngjarjes dhe ka sekuestruar një armë zjarri “çifte”.

“Shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISE 

Më datë 22.08.2019, rreth orës 22.10, shërbimet e Policisë së Komisariatit Mat, kanë marrë informacion se në fshatin Baz, në Burrel, shtetasi F.Gj, 35 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me armë gjahu dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin A.Gj, rreth 60 vjeç, banues në fshatin Baz, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen, dokumentimin e kapjen e autorit të ngjarjes dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë kanë bërë të mundur kapjen në kohë rekord të shtetasit F.Gj, autori i ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat