Zyrat e aplikimit për karta ID, hapen edhe të shtunën - Bota Sot
Zyrat e aplikimit për karta ID, hapen edhe të shtunën

Shqipëria

Zyrat e aplikimit për karta ID, hapen edhe të shtunën

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 15:18
Ilustrim

Zyrat e aplikimit për dokumente identiteti do të qëndrojnë të hapura edhe të shtunave, me qëllim që qytetarët dhe emigrantët të kenë më shumë mundësi aplikimi dhe njëherësh të kursejnë kohë të vlefshme.

Zyrat e shërbimit të qytetarëve në Policinë e Shtetit si dhe zyrat e Gjendjes Civile do të jenë gjithashtu të hapura të shtunave, duke krijuar kështu lehtësira për çdo shtetas që ka nevojë për rinovimin e dokumenteve të identitetit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve që këtë vit u skadojnë dokumentet e identitetit, të aplikojnë për karta ID dhe pasaporta biometrike, pasi që nga muaji tetor 2019, do t’ju kushtëzohet shërbimi pa u pajisur me kuponin e aplikimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...