6 të plagosur nga shpërthimi i karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit

Shqipëria

6 të plagosur nga shpërthimi i karburantit pranë kryqëzimit të Shënkollit

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 23:07
Foto

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një karburanti në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, në Lezhë. Burime për Top Channel bëjnë me dije se pesë persona po marrin mjekim në urgjencën e Lezhës, ndërsa një person që ndodhet në gjendje kritike për jetën është nisur drejt Tiranës.

Karburanti ‘Eko’ u përfshi mbrëmjen e sotme nga flakët, ndërkohë që zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat