Patente e re apo zëvëndësim i të dëmtuarës? Vjen lajmi i shumëpritur

Shqipëria

Patente e re apo zëvëndësim i të dëmtuarës? Vjen lajmi i shumëpritur

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 06:39
Ilustrim

u ka humbur patenta apo ju është dëmtuar dokumenti aktual i lejes së drejtimit?

Tashmë nuk do të sorollateni më nëpër dyert e institucioneve shteterore për të pasur një karton të ri në duar.

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se një tjetër risi do të vijë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, duke nisur nga 16 shtator.

Njoftimi i plotë nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor

Humbje/shkatërrim patente? Përveç rinovimit qytetari do gëzojë edhe të drejtën të marrë dublikat dhe në kushte, tarifa, praktikë të ndryshuara! Dublikati (pa qenë nevoja për raport mjekësor, as foto të re) rikonceptohet si një shërbim i ri dhe me tarifë më të ulët për qytetarin!Tjetër lehtësi për qytetarët, se u shkonte sa frëngut pula kur u humbte a dëmtohej patenta! Tani jo vetëm do aplikojnë më thjesht – s’vjen më 3 herë: depoziton 1 herë denoncimin dhe në afatin ligjor të prodhohet kartoni dublikat – tërheqja dhe nga i afërm me vetëdeklarim, pa mbajtur peng emigrantë a kë ka plane udhëtimi – ose aplikon/dorëzon kartonin e dëmtuar, merr dublikatin (Tirana brenda 30 min!)! Edhe nëse zgjedh rinovimin (që kërkon foto të re dhe raport mjekësor, aplikimi i tëri në 1 herë, për humbjen që ka detyrim denoncimin, në afatin ligjor prodhohet kartoni i ri. Kush dorëzon kartonin të dëmtuar dhe rinovon e merr direkt (Tirana prodhimi brenda 30 min)). Zgjidhet më kollaj tërë meseleja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat