Basha: Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën e çdo familje shqiptare - Bota Sot
Basha: Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën e çdo familje shqiptare

Shqipëria

Basha: Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën e çdo familje shqiptare

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 11:01
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka thënë se Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare, pasi ai ka kapur dhunshëm çdo pushtet me ndihmën e një bandë kriminelësh e hajdutësh me të cilët vjedh Shqipërinë.

Sipas tij, njëlloj si me Valdrin Pjetrin, Edi Rama e di se Agim Kajmaku i Vorës ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

“Hajduti Psiqik e di se i përzgjedhuri i tij për Vorën ka probleme të hapura me drejtësinë greke, dhe se ai e ka fshehur të vërtetën. Por Edi Rama, përmes Belinda Ballukut, vendosi veton dhe injoroi kërkesën e socialistëve të Vorës para 30 Qershorit që të mos kandidonte një person për të cilin e gjithë Vora e di se ka probleme të hapura me drejtësinë greke. Jorgo Kajmaku duhet të largohet dhe të merret menjëherë i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit dhe ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij. Ai duhet të përballet edhe me drejtësinë greke të cilës i është fshehur prej vitesh! Por sërish Edi Rama e mbron Jorgo Kajmakun nga zbatimi i Ligjit të Dekriminalizimit, me anë të prokurorisë së korruptuar dhe politizuar. Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, ka shkruar ai në Facebook.

Bashka ka shkruar se shporrja e ‘hajdutit psiqik’ dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...