Rikualifikimi i parkut të Elbasanit mes kritikave për betonizimin

Shqipëria

Rikualifikimi i parkut të Elbasanit mes kritikave për betonizimin

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 13:34
Rikualifikimi i parkut të Elbasanit

Pamja e re që po merr parku "Rinia" i Elbasanit po shoqërohet me kritika për përdorimin e betonit.

"E kanë prishur fare parkun." 
Ndërtimi i një transheje në mes të parkut ka ngjallur kuriozitet, por edhe kritika për projektin. 

"Nuk ka një tabelë se çfarë do të ndodhë aty." 
Qytetarët që frekuentojnë në vazhdimësi parkun e cilësojnë të tepruar përdorimin e betonit, një material sipas tyre i papërshtatshëm për një hapësirë të gjelbëruar. 

"Nuk e di pse po bëhet ky betonim këtu, a do vinë makina apo do parkohen biçikleta? Nuk e di." 

Por megjithë kritikat që kanë, qytetarët bashkohen në mendimin se ndërhyrja ishte e domosdoshme. 

"Lulishtja e Elbasanit ka qenë një perlë e gjithë Republikës."

Bashkia e Elbasanit në përgjigje të shqetësimit të përdorimit të betonit thotë se sipërfaqja e parkut është rritur.

Nga 70 mijë metër katrorë që është aktualisht do të bëhet 82 mijë sepse do të përfshijë edhe sipërfaqen mjedisore të Varrezave të Dëshmorëve

Rikualifikimi i parkut të ndërtuar në vitet ‘70 është mbështetur financiarisht me anë të një granti prej 247 milionë lekësh të qeverisë shqiptare, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat