Policia e Sarandës arreston 7 persona, në mesin e tyre edhe dy rusë - Bota Sot
Policia e Sarandës arreston 7 persona, në mesin e tyre edhe dy rusë

Shqipëria

Policia e Sarandës arreston 7 persona, në mesin e tyre edhe dy rusë

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Një aksion i Policisë së Sarandës ka vënë në pranga 7 persona për vepra penale të ndryshme.

Policia e Himarës ka arrestuar në flagrancë për “Vjedhje në bashkëpunim” shtetasit P. Xh., 23 vjeç, K. Xh., 21-vjeç, dhe D. H., 31-vjeç, që të gjithë banues në Dhërmi.

Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lokalin e shtetases V.C. në Dhërmi, kanë vjedhur 50.000 lekë të rinj.

Në një aksion tjetër të policisë në Sarandë është arrestuar P.S. (18), banues në Ksamil për vjedhje me dhunë, prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

Në momentin e kapjes në flagrancë, 18-vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.

Po gjatë 24 orëve të fundit, policia në Sarandë ka arrestuar shtetasit rusë M. Sh., 47-vjeç, dhe K. V., 43-vjeç, pasi ditën e djeshme kanë transportuar me jahtin e tyre në det (jashtë pikës doganore Sarandë) në vendin e quajtur “Berdenesh”, 1.477 litra naftë, me qëllim që t’iu shmangeshin detyrimeve ligjore doganore.

Policia ka arrestuar në një tjetër rast shtetasin shqiptar E. G., 39-vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një supermarket në Sarandë ka vjedhur një kompresor ajri me vlerë 20.000 lekë të rinj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...