“Ministrja e Ramës fle në hotele 700 Euro nata”, PD nxjerr faturat: Si po gënjen Etilda Gjonaj

Shqipëria

“Ministrja e Ramës fle në hotele 700 Euro nata”, PD nxjerr faturat: Si po gënjen Etilda Gjonaj

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 20:56
Albana Vokshi

Albana Vokshi në emër të Partisë Demokratike reagoi pasi ministrja Etilda Gjonaj tha se fatura e hotelit e publikuar në media nuk është vetëm për të, por për të gjithë stafin dhe se janë shpenzime për dy netë

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi tha se ministrja kërkon të bëjë shqiptarët për budallenj dhe se faturat e hoteleve tregojnë të vërtetën.

Sipas Vokshit dhomat janë prenotuar në emrin e ministres, janë teke dhe se është paguar vetëm për një person.

“Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj. Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë. Dhoma e luksit me 700 euro nata:

1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

2. Është dhomë teke.

3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës,”-tha Vokshi.

Sipas saj Gjonaj po përpiqet të mashtrojë në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike.

“Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Evropë! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.

Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz,”-tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat