Të dehur dhe pa patentë, 15 të arrestuar në Fier

Shqipëria

Të dehur dhe pa patentë, 15 të arrestuar në Fier

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 23:46
Ilustrim

Policia e Fierit gjatë javës që lamë ka arrestuar 15 drejtues automjetesh, nga të cilët 8 për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 13 leje drejtimi nga të cilat 11 për përdorim të pijeve alkoolike dhe 2 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1468 masa administrative të cilat janë kryesisht për shkelje të rregullave që janë precedent për aksidente rrugore si parakalimet e gabuara, përdorimi i pijeve alkoolike, shpejtësi tej normave të lejuar, përdorimi i celularëve etj.

Policia i bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit duke kufizuar shpejtësinë, shmangien e pijeve alkoolike si edhe iu bën thirrje prindërve të adoleshentëve që të mos ju japin makinën fëmijëve të tyre të cilët nuk janë të paisur me leje drejtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat