Vrasja e ish- policit në Tiranë, nga sherri në vitin 2016 për pikat e basteve tek miqësia me eksponentë të krimit

Shqipëria

Vrasja e ish- policit në Tiranë, nga sherri në vitin 2016 për pikat e basteve tek miqësia me eksponentë të krimit

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 23:53
Tiranë

Santiago Malko është personi që mbeti i vrarë sot në Tiranë.

Ai është ish- polic, 26- vjeç, një emër jo pak i njohur për blutë e kryeqytetit.

Në vitin 2016, Malko u përfshi në një konflikt fizik në rrugën Islam Alla në Tiranë, vetëm disa larg Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Konflikti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një borxhi.

Ndërhyrja në kohë e forcave të Policisë neutralizoi palët e përfshira në konflikt.

Personat e përfshirë në këtë konflikt janë dy vëllezërit Edmond e Gentian Lashi, 34 e 26 vjeç dhe ish-punonjësi i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit, 23-vjeçari Santiago Malko.

Të dyja palët, edhe vëllezërit, edhe ish-polici, kanë në pronësi lokale bastesh sportive në të njëjtën zonë, por sipas Policisë konflikti ka ndodhur në lokalin e Edmond Lashit.

Ka qenë ish-polici Santiago Malko që ka shkuar në pikën e basteve të vëllezërve Lashi dhe është konfrontuar fizikisht me ta.

Malko njihej si mik me Ervis Martinaj. Ai ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok ku u vra Fabian Gaxhaj. Ai ka qenë i shpallur në kërkim që nga kjo ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat