Katër të burgosur janë arratisur mesditën e sotme nga burgu rural i Tyrins në Greqi. Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për dy shqiptarë, një maroken dhe një algjerian.
Rrethanat e arratisjes dhe koha e saktë nuk janë zbuluar akoma, ndërkohë policia ka nisur kërkimet për arrestimin e tyre.
Në fillim të korrikut nga i njëjti burg u arratis një i dënuar i akuzuar për vrasje dhe konflikt të armatosur me policinë.