I’u gjetën 15 armë pranë karburantit, biznesmeni lirohet në këmbim të 50 milionë lekëve

Shqipëria

I’u gjetën 15 armë pranë karburantit, biznesmeni lirohet në këmbim të 50 milionë lekëve

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 12:21
Armët

Biznesmeni i karburanteve Ilir Beko, është lënë i lirë në këmbim të garancisë në para.

Beko u vetëdorëzua tre ditë më parë në polici, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me 15 armët e gjetura në një magazinë pranë karburantit të tij, në Papër të Elbasnit.

Në seancën e mbajtur ditën e djeshme në Gjykatën e Elbasanit, pas një muaji arrati, Beko ka mohuar të ketë dijeni apo lidhje me armët e gjetura, të cilët rezultojnë të specializuara dhe të ngjashme me ato që përdoren nga NATO.

Ai shtoi se magazina e tij është e braktisur dhe se armët mund ti ketë fshehur kushdo.

Sakaq avokati i tij ofroi në emër të biznesmenit 50 milionë lekë të vjetra garanci pasurore, duke bërë që gjykata ta lërë të lirë.

Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar si masë sigurie “arrest me burg”, por shuma e parave e bindi gjyqtarin që ta lirojë me kusht. Nga ana tjetër në asnjë prej armëve nuk ka shenja gishtërinjsh të biznesmenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat