Vjedhje me biletat e autobusit/ Me bileta false për të mos paguar taksat

Shqipëria

Vjedhje me biletat e autobusit/ Me bileta false për të mos paguar taksat

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 19:46
Ilustrim

“Merri dokumentat dhe digji”, kjo kërkesë e Ferdinant Ibrahimit drejtuar në telefon të birit, ka ngecur në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë edhe ortakun dhe administratorin e subjektit Ferlut, përsa i takon hetimeve që po zhvillohen mbi falsifikimin e biletave të transportit urban.

Siç thotë Prokuroria në kërkesën e drejtuar në Gjykatë për tetë të arrestuarit e dyshuar si falsifikues të letrave me vlerë, menjëherë pas kësaj telefonate i biri, Anastas Ibrahimi ka tentuar të largohej me makinën dhe pas dyshimeve se i riu po fshihte provat ai është ndaluar nga policia.
Siç edhe rezultoi më pas në automjet u gjetën sasira blloqesh me bileta të dyshuara si të falsifikuara.

Por siç shpjegohet në dosje hetimet, që tashmë do të shtrihen edhe ndaj tre shoqërive të transportit urban në Tiranë, morën shkas nga një shkresë e shtypshkronjës së letrave me vlerë, drejtuar në fillim të muajit gusht Drejtorisë se Tatimeve.

Dyshimi paraprak u adresohej disa operatorëve, të cilët nuk pajiseshin me bileta nga kjo shtypshkronjë.

Siç tregon një burim i Prokurorisë, inspektorët e tatimeve kryen kontroll me biletat e udhëtarëve në linjat e autobuzeve të Porcelanit, që administrohet nga shoqëria “Tirana Urban Trans” dhe në linjën e Tiranes së Re, të administruar nga shoqëria “Alba Trans”.

Nga sekuestrimi i blloqeve dhe kqyrja e tyre është konstatuar falsifikimi i tyre me qëllim shmangien e detyrimit tatimor. E pyetur nga prokuroria administratorja e “Tirana Urban Trans”, tregon se blloqet e biletave tërhiqen pranë Drejtorisë së Tatimeve me mandate arkëtimi ku edhe regjistrohen numrat serial të biletave.

Këto blloqe, shpjegon më tej e dyshuara tërhiqen nga Lulzim Allaraj. Të dy ata janë arrestuar sikurse edhe administratori i shoqërisë “Alba Trans”, Fatos Vrapi.

Krimi ekonomiko financiar sekuestroi në funksion të hetimeve 150 mijë bileta false të gatshme për t’u hedhur në treg./tch 

Të arrestuarit:

Fatos Vrapi

Aldi Duka

Lulzim Allaraj

Klodiana Qato

Erisa Vora

Albana Vrapi

Anastas Ibrahimi

Fredinant Ibrahimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat