Arrestimet e bujshme, Lleshaj: Ish- kryeprokurori Llalla po ndiqet penalisht

Shqipëria

Arrestimet e bujshme, Lleshaj: Ish- kryeprokurori Llalla po ndiqet penalisht

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 22:02
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një takimi në Pustec me homologun nga Maqedonia e Veriut u shpreh se rajoni nuk mund të ndahet për sa i përket anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Lleshaj: Detyrat e integrimit evropian të Shqipërisë janë përmbushur më së miri dhe kjo është certifikuar nga KE që ka rekomanduar pa kushte fillimin negociatave dhe ne presim që në një kohë të shkurtër negociatat nuk hapen. Nuk ka vendim as për Shqipërinë dhe as për Maqedoninë e Veriut se merret në mes të tetorit. Muaji tetor ende nuk ka ardhur, jemi në fund të gushtit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në rrugë të padiskutueshme  të integrimit, një rrugë që nuk mund të ndahet ashtu si rajoni nuk mund të ndahet.

E ndërsa në Maqedoninë e Veriut përfundoi pas prangave Prokurorja Speciale për korrupsion, Lleshaj thotë se edhe në Shqipëri është nën hetim ish-prokurori i Përgjithshëm, duke ju referuar  Adriatik Llallës.

“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm”, ka thënë Lleshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat