SOS në mes të detit, veliera me flamur holandez kërkon ndihmë afër Karaburunit

Shqipëria

SOS në mes të detit, veliera me flamur holandez kërkon ndihmë afër Karaburunit

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

SOS në mes të detit. Një velierë me emrin “Aiolos” qe mbante nje flamur te Holandës, e cila ishte nisur nga Saranda me dy persona në bord ka pësuar avari në orët e para të mëngjesit.

“Panorama” meson se me marrjen e sinjalit SOS, në vendin e ngjarjes kanë shkuar Roja Bregdetare dhe Policia Kufitare.

Veliera ndodhej 3.5 milje në perëndim të gadishullit të Karaburunit, në afersi të zonës së Bristanit.

Në orën 05:00, veliera me anë të rimorkimit nga Roja Bregdetare mbërriti në portin e Sazanit për riparimin e difektit për të vazhduar destinacionin e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat