Tekste falas për 155 mijë nxënës, këtë vit do përfitojnë edhe klasat e pesta

Shqipëria

Tekste falas për 155 mijë nxënës, këtë vit do përfitojnë edhe klasat e pesta

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:17
Ilustrim

Me nisjen e regjistrimeve në shkolla, fillon edhe shpërndarja e teksteve falas. Teksa vitin e kaluar shkollor rreth 125 mijë nxënës nga klasat e para deri në klasat e 4 nuk blenë librat, për vitin 2019-2020 numri i nxënësve përfitues është rritur në 155 mijë; kjo pasi kësaj skeme i shtohen edhe nxënësit e klasave të pesta.

“Sivjet ndryshimi i  vetëm është që në skemën e përfitimit të teksteve falas do të përfshihet edhe klasa e pestë. Për arsyen sepse klasa e pestë sivjet fillon dhe ajo të punojë me kurrikulën e re bazuar në kompetenca për të cilën janë hartuar dhe tekstet e reja mësimore për këtë klasë. Shpërndarja e teksteve fillon që ditën e hënë më 2 shtator dhe mbyllet disa ditë para fillimit të shkollës”, thotë Rozalba Merdani, përgjegjëse sektori e politikave dhe strategjive të arsimit.

Megjithatë buxheti kushtuar kësaj skeme nuk do të jetë i njëjtë. Pasi tekste shkollore të papërdorshme vitin e shkuar nga 125 mijë nxënës kanë qenë vetëm 20%.

“Të gjithë institucionet arsimore janë udhëzuar se si do të veprojnë me mbledhje apo grumbullimin e teksteve që janë përdorur gjatë vitit të kaluar. Ato kanë ngritur në cdo shkollë një komision të vecantë për vlerësimin e këtyre teksteve dhe nga informacioni që kemi rezulton se rreth 80% e teksteve të përdorura vitin e kaluar janë të përdorshëm dhe për këtë vit shkollor. Dhe pjesa tjetër që do të duhet të mbulojë  të gjithë  nxënësit që do të pajisen me tekste, do të furnizohen me tekste të reja që do të porositen”, thotë Merdani.

Ndërsa klasat e para do të furnizohen çdo vit shkollor me libra të rinj falas dhe nuk do i dorëzojnë ato në përfundim, 80% e teksteve mësimore të përdorura dhe 20% që do të porositen të reja do të ndahen në përpjestim të njëjtë thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.

“Do të ruhet një raport I njëjtë për të gjitha klasat dhe për të gjithë nxënësit. Ata do të marrin një numër të caktuar tekstesh të reja dhe një numër të caktuar tekstesh të përdorura. Por duke krijuar një barazi mes klasave dhe mes nxënësve”, sqaron Merdani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat