Sherr mes dy grupeve në Fier, arrestohen dy persona

Shqipëria

Sherr mes dy grupeve në Fier, arrestohen dy persona

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 06:19
Foto

Mbrëmjen e sotme, një sherr mes dy grupeve në Fier degjeneroi në dhunë fizike dhe të shtëna me armë zjarri.

Sipas drejtorit të policisë, Andon Marku janë shoqëruar dy persona në polici, ndërkohë që bëhet me dijeni se dy shtetas janë plagosur me armë zjarri dhe dy të tjerë me armë të forta.

Sipas Andon Markut, njëri prej agresorëve i ka marrë pistoletën policit të patrullës dhe ka qëlluar brenda ambienteve të spitalit.

Drejtoresha e spitalit, Nevila Shake bën me dijeni se të plagosurve po u ofrohet ndihma e specializuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat