Sherr midis taksistëve në Vlorë, goditet me thikë 44 vjeçari. Policia jep sqarime për ngjarjen

Shqipëria

Sherr midis taksistëve në Vlorë, goditet me thikë 44 vjeçari. Policia jep sqarime për ngjarjen

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Një 44 vjeçar banues në Vlorë ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti me një tjetër person.

Policia lokale sqaron se agresori dhe i plagosurit punojnë me taksi në qytet.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit të nisur midis tyre.

Informacion paraprak i Policisë:

Rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit, dyshohet se janë përfshirë në konflikt dy shtetas të cilët punojnë me taxi.

Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimorë po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat