Bashkia iu mbyll tregun, fermerët e Korçës dalin në protestë: Jemi në kulmin e prodhimit

Shqipëria

Bashkia iu mbyll tregun, fermerët e Korçës dalin në protestë: Jemi në kulmin e prodhimit

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:51
Foto

Më dhjetëra tregtarë nga Korça kanë protestuar paraditen e kësaj të hëne,  duke hedhur prodhimet e tyre bujqësore në rrugë. Gjithashtu ata kanë  bllokuar unazën e qytetit, në shenjë rebelimi ndaj qeverisë për hapjen e tregut.

Nën një zë ata kanë brohoritur  ‘Hapni tregun’ dhe ‘Rama ik!’.

“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja në treg nga Bashkia. Duam të drejtën tonë! Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera! Bashkia nuk na sqaron dhe  na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, -pohoi një prej protestuesve.

Protesta e fermerëve ka sjellë trafik në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat