Pas pushimeve deputetët i rikthehen punës, Parlamenti e nis me Metën

Shqipëria

Pas pushimeve deputetët i rikthehen punës, Parlamenti e nis me Metën

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 10:50
Foto

Para mbledhjes së parlamentit i paraprin sot në ora 11.00 Konferenca e Kryetarëve tek kryesia e Kuvendit e cila do të vendosë për kalendarin dhe programin e Parlamentit.

Draft kalendarik ka në agjendë dekretet e presidentit. Janë gjithsej 9 ligje të mazhorancës që presidenti Ilir Meta ka refuzuar t’i dekretojë.

Po ashtu në këtë sesion mazhoranca do të vendosë për fatin e kreut të shtetit, nëse ai do të vijojë të qëndrojë në detyrë apo do e shkarkojë.

Kujtojmë se për shkarkimin e Metes duhen 94 vota, por më parë pritet që komisioni hetimor të mbyllë punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat