PD e Korçës: Rama i gënjeu banorët e Floqit. Ku janë shtëpitë. Dimri…

Shqipëria

PD e Korçës: Rama i gënjeu banorët e Floqit. Ku janë shtëpitë. Dimri…

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 12:18
Foto

Dega e partisë demokratikë të Korçës reagoi këtë të hënë që të ndiqen penalisht zyrtarët që po abuzojnë me vlerësimin e banesave në fshatrat që u dëmtuan nga tërmeti. Deklarata vjen pas vizitës në fshatin Floq të kryeministrit Rama. Ai premtoi se para dimrit asnjë nga banorët nuk do jetë më në çadra.

Deklarata e PD Korçë e dhënë nga Lediana Aliolli

Procesi i vlerësimit të dëmeve, korruptiv, PD e Korçës kërkon të ndiqen penalisht zyrtarët abuzues.

Bashkë me vjeshtën në Floq, një prej zonave më të prekura nga vala e tërmeteve të qershorit,erdhi edhe i pari i qeverisë,për të poshtëruar dhe tallur  banorët,që fatkeqësia natyrore ju shkatërroi gjithçka.

Pasi shëtiti ,me kuriozitetin e turistit rrugëve të fshatit të varfër,ku Rilindja e tij Urbane nuk ka mbërritur ende,pasi çeta e Komitetit Ekzekutiv dhe mbetjet e Sigurimit të Shtetit, larguan hallexhinjtë,mos i prisnin rrugën dhe në censurë të plotë mediatike, kryeministri, kryegënjeshtari dhe kryegaztori Edi Rama, premtoi se të gjitha shtëpitë e rrënuara nga tërmeti,do të ndërtohen para dimrit.

Para dimrit?

Po vjeshtën me reshje shiu dhe bore,ku do ta kalojnë mbi 1 mijë burra,gra,pleq,fëmijë,të sëmurë dhe invalidë?

Mbi gërmadhat që la pas tërmeti?

Në kasollet e bagëtive,ku kaluan gjithë verën,apo në klasat e shkollës së fshatit,ku për pak ditë do të vijnë nxënësit?

Nëse prej qershorit dhe deri sot,është ndërtuar vetëm një shtëpi dhe janë në proces edhe katër të tjera,kush të beson ty dhe plaçkëbërësit e tu në bashki,se do të ndërtosh edhe mbi 200 shtëpi të tjera,në një afat kaq të shkurtër dhe për më tepër,kur dimri i ashpër është në prag?

Si do t’i ndërtosh,kur komisionet e vlerësimit të dëmeve të bashkisë së Korçës,janë jashtë çdo afati ligjor për të mbyllur proçesin,mbi të cilin ka gjurmë skandali,abuzimi dhe korrupsioni?

Dega lokale e PD të Korçës,i kërkon Prokurorisë,të nisë menjëherë hetimin kryesisht,për shpërdorim detyre,për anëtarët e  komisionit të  vlerësimit të dëmeve të  bashkisë dhe personave përgjegjës në institucionin e Prefektit.

Ky grup zyrtarësh,duhet të përgjigjet penalisht,pasi kanë përjashtuar nga procesi,për arsye politike dhe klienteliste dhjetëra familje,duke favorizuar,sipas denoncimit publik të banorëve,kundrejt ryshfetit, ata që kanë shtëpi të dytë,apo nuk janë në nevojë emergjente për strehim!

Se si i ka gjetur mbi 2 miliard lek,Belinda e rrugëve të florinjta dhe Haki Çako,roja e plantacioneve të drogës, dhe cila është proçedura e ndjekur ndaj kompanive të përfshira,ky është një tjetër aspekt,ku mungesa e transparencës ,krijon bindjen për abuzim dhe përfitim të paligjshëm,të atyre,që duan të mbushin xhepat edhe në ekstremin e fatkeqësisë.

Dega lokale e PD të Korçës,e shqetësuar për dramën,që ka mbërthyer familjet e pastreha në Floq, denoncon me forcë çdo zvarritje burokratike apo më keq akoma , korruptive të procesit të rindërtimit të shtëpive,të cilat do ishin shmangur sigurisht, nëse qeveria, do të kishte shpallur gjendjen e emergjencës, ashtu si ne kërkuam ,qysh në krye të herës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat