PD: Rama po mbron Kajmakun me kodin mafioz të heshtjes

Shqipëria

PD: Rama po mbron Kajmakun me kodin mafioz të heshtjes

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 14:49
Ervin Salianji

Partia Demokratike e nisi shtatorin me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për rastin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut. Deputeti Ervin Salianji tha se Kajmaku i njohur me emrin Jorgo Toto, provohet se është i dënuar në Greqi, ndërsa sipas tij Kryeministri po e mbron atë me kodin mafioz të heshtjes.

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po mbyll sytë para provave të pakundërshtueshme të inkriminimit të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut.  Ish-deputeti Ervin Salianji, tha se ai po e mbron të zgjedhurin e tij, me kodin mafioz të heshtjes.

Ervin Salianji: "Me gjithë këto prova të pakundërshtueshme, Kajmaku i Rilindjes fshihet pas rreshtave të mashtrimit të Edi Ramës, i cili me kodin mafioz të heshtjes, mbron të inkriminuarin me të cilin është ulur në sofrën e pushtetit.  Edi Rama prej 10 ditësh nuk ka thënë asnjë fjalë për mollën e kalbur nxjerrë nga shporta e krimit që mban në dorë."

Demokratët akuza hodhën edhe ndaj kryeprokurorisë.

Ervin Salianji: "Prokuroria hesht dhe në vend të fletës së arrestit për Kajmakun, nis letra për Partinë Demokratike duke i kërkuar provat që i ka në sistemin TIMS. Prokuroria nuk zbaton kodin penal dhe ligjin e dekriminalizimit"

Deputeti Salianji tha se pushteti kriminal i Rilindjes duhet larguar një orë e më parë, si e vetmja rrugë për ta shpëtuar Shqipërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat