Konferenca e Kryetarëve, miratohet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit

Shqipëria

Konferenca e Kryetarëve, miratohet kalendari 3-javor i punimeve të Kuvendit

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:47
Ilustrim

Konferenca e Kryetarëve u mblodh sot nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mbledhjen e parë për Sesionin e pestë Parlamentar të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Shqipërisë.

Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 2-20 shtator 2019, gjithashtu miratoi edhe programin e punës për periudhën 2 shtator – 18 tetor 2019.

Pas seancës së sotme plenare të çeljes së sesionit të ri parlamentar, seanca e ardhshme plenare do të mblidhet më 12 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat