Lubonja: 200 mln euro kushtoi reforma, asgjë s’do bëhet! Arsyeja pse në kuvend flitet për partizanë e ballistë

Shqipëria

Lubonja: 200 mln euro kushtoi reforma, asgjë s’do bëhet! Arsyeja pse në kuvend flitet për partizanë e ballistë

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:01
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja është shprehur mjaft kritik në lidhje me reformën në drejtësi, një process sipas të cilit deri më tani ka krijuar një prokurore të përgjithshme të korruptuar dhe kapjen edhe më të madhe të drejtësisë.

I pyetur në lidhje me ngritjen eventuale të SPAK (struktura e posaçme anti-korrupsion), Lubonja tha për Neës24 që janë harxhuar rreth 200 mln euro për reformën, ndërsa në realitet Shqipërinë e drejton një grup oligarkësh të mbështetur nga politika dhe bota e nëndheshme e krimit. Madje Lubonja e ka ‘sfiduar’ dhe Genti Ibrahimin, kreun e KLP-së i cili në një deklaratë të sotmen tha se SPAK do të ngrihet brenda pak javësh.

Më tutje Lubonja ka folur në lidhje me deklarimet e kësaj pasdite të Gramoz Ruçit, i cili ftoi deputetët që të ishin të pranishëm në festimet që pritet të zhvillohen për nder të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Deklarimi i Ruçit solli dhe një përplasje të tij me kreun e Ballit Kombëtar, ku debati u formësua në termat e konfliktit të vjetër “partizan vs ballist”. Sipas Lubonjës, një debat i tillë i sjellë në kontekstin aktual shqiptar nuk ka asnjë kuptim dhe mbetet një pseudo- debat. Lubonja theksoi se një debat i tillë bëhet ende jo për interes të historisë apo zbulimit të së vërtetës, por më shumë për të maskuar realitetin e sotëm.

Fatos Lubonja: Ky është pushteti i disa oligarkëve dhe trafikantëve, ndaj ky regjim mund të quhet oligarkia e kriminelëve. Deklarata e Ruçit për demokraci është e krahasueshme me propagandën e Enver Hoxhës. Lidhur me shtrirjen e dorës … ky kryeministri tani e zbuloi se Valdrin Pjetri ju paska dalë pa dashje jashtë loje dhe po bëjnë lidhje të reja. Ata e dinë shumë mirë dhe e kanë vënë për atë që është atje. Dhe kanë vënë në Parlament shumë njerëz të lidhur me krimin dhe janë vetë në krye.

Po pse nuk arrestohet ai Valdrin Pjetri? Pse dosja 184 transferohet në Dibër? Për mua është një narracion, që po iu imponohet shqiptarëve. Gënjeshtra të imponuara. Ky narracion bëhet gënjeshtër, që e dinë të gjithë se është e tillë.

Absolutisht që nuk kam besim te SPAK. Janë harxhuar 200 milionë euro për Reformën në Drejtësi, për Arta Markun. Marrin rroga nga 15 mijë euro këta të huajt që vijnë atje. E kuptoni apo jo? Kjo është një fasadë e tmerrshme, është një gjë që të ulërasësh. Del ai kriminel i Shkodrës, dhe ka shumë si ai, por asnjë nuk hetohet. SPAK është njëlloj si fjalimi i Ruçit sot në Kuvend, që tha se “demokracia liberale funksionon”.

Më vjen ta pyes këtë Gent Ibrahimin: Si pranon të punosh për kriminelët? Për çfarë punon, për ato paratë? Njerëz që janë marrë me trafikim femrash, të vendosin për fatet e tua. Njerëz që merren me drogë, vendosin për fatet e tua. E kuptoni këtë? Këta janë shërbëtorë, nuk janë njerëz të pavarur. Ibrahimi ka konflikt interesi, nuk duhet të ishte aty.

Dosja 184 u hoq nga Krimet e Rënda dhe u dërgua atyre dy emrave që thoni ju, me argumentin se nuk është krim i rëndë, s’ka rrjet të organizuar. Pra u minimizua si krim, ku aty ke të përfshirë kryeministër. Ti ke kryeministrin që vjedh votën dhe rrjet kriminal që vjedh votën.

Këtu dal te ajo që pse të besoj te SPAK, kur unë s’besoj as te Prokuroria që të hetojë partitë-banda. Siç thoshte dikur Sali Berisha, fle mbi dosje. Pse kanë në dorë vendin bandat po ikin shqiptarët. Prokuroria është pjesë e sistemit. Prokuroria tregon se ka mbyllur gojën dhe mbajnë fasadën, gënjeshtrën e madhe. Këtu nuk ka asnjë vullnet për të parë veten në pasqyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat