Kreu i ri i KLSH-së, PS merr shqyrtim nesër për propozimin e tretë të Metës

Shqipëria

Kreu i ri i KLSH-së, PS merr shqyrtim nesër për propozimin e tretë të Metës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 18:42
Ilustrim

Në agjendën e Komisionit të Ekonomisë është parashikuar që ditën e nesërme të shqyrtohet dekreti i Metës, i cili propozon emërimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së si pasardhës i Bujar Leskajt.

Ky është dekreti i Metës për kreun e KLSH-së ku dy të parat, u rrëzuan nga mazhoranca.

Fillimisht presidenti propozoi Vitore Tushën, por PS u shpreh kundër saj me arsyetimin  se ajo duhet më shumë  në KED.

Ndërsa kandidatura e dytë ishte Bahri Shaqiri, të cilin PS e rrëzoi kategorikisht me argumentin se ishte në konflikt interesi për shkak të postit të tij si keshilltar i presidentit për sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat