Enton Abilekaj: Mazhoranca nuk e ka mbështetjen e njerëzve

Shqipëria

Enton Abilekaj: Mazhoranca nuk e ka mbështetjen e njerëzve

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 23:55
Enton Abilekaj

Analisti Enton Abilekaj tha në emisionin “Top Show” se me daljen nga Parlamenti dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, opozita e bëri më të dukshëm faktin, sipas tij, se të gjitha pushtetet kontrollohen nga kryeministri Edi Rama.

“Opozita ia ka lënë pushtetet Ramës, meqenëse i kontrollonte. Pra të kuptohet që Rama po i kontrollon të gjitha”, tha ai.

Abilekaj theksoi se opozita nuk duhet të jetë fasadë dhe me djegien e mandateve moralisht e ka arritur qëllimin. “A patë seancën e Parlamentit? Ishte e turpshme. Opozita merrte direktiva nga Taulant Balla se çfarë duhet të bënte”, tha ai.

Analisti u shpreh i bindur se mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk e ka mbështetjen e qytetarëve.

“Shenja e 30 qershorit është se më shumë se 50% e njerëzve e refuzuan Qeverinë. Kjo tregon se mazhoranca aktuale nuk e ka mbështetjen e njerëzve”, tha Abilekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat