“Shkarkimi”, Komisioni hetimor e kërkon në seancë, Meta: Me zi pres të kthehem tek Parlamenti

Shqipëria

“Shkarkimi”, Komisioni hetimor e kërkon në seancë, Meta: Me zi pres të kthehem tek Parlamenti

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:54
Ilir Meta

Komisioni hetimor parlamentar i mbledhur këtë të martë për të diskutuar procedurat për shkarkimin e Presidentit, njoftoi se në fillim të javës që vjen do të thërrasë në seancë dëgjimore, Ilir Metën.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale ditën e sotme, Presidenti zbulon nëse do të shkojë në Parlament.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë, Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik”, shkruan Meta.

Së dyti, ai thotë se “mezi pres që të kthehem tek Parlamenti”.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta do të hetohet për një periudhë tre mujore nga kryetari i komisionit hetimor Ulsi Manja dhe 8 deputetë të tjerë, 4 nga mazhoranca dhe 4 nga opozita për shkelje të rëndë të Kushtetutës sipas kërkesës së bërë nga 55 deputetë socialistë.

Sipas rregullores së Kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore, Presidenti i Republikës është i detyruar të paraqitet në një seancë kur të thirret nga Kuvendi, seancë e cila është parashikuar të mbahet në fillim të javës që vjen.

Kreu i shtetit po verifikohet për procedurën e ndjekur nga lidhur me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve 30 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat