Basha: Rama nuk heq dorë nga grabitja, po bëhet ligji për të vjedhur

Shqipëria

Basha: Rama nuk heq dorë nga grabitja, po bëhet ligji për të vjedhur

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:34
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi sot një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në selinë blu. Në fokus të takimit mendohet të ketë qenë përcaktimi i aksionit opozitar.

Pas takimit, Basha ka folur për mediat duke ndarë një nga shqetësimet kryesore të opozitës që ka të bëjë me dy koncesionet e rrugëve Milot-Balldren dhe Vlorë-Orikum. Ai i ka cilësuar koncesione të hajdutërisë dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se po bën ligj për të vjedhur.

“Çështja që ka plasur skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Për tek Milot-balldren duan të bëjnë të paguajnë shqiptarët një çmim 5 herë më të lartë se çmimi real. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë-Orikum. Ka një analizë të plotë të dëmit që i sjell buxhetit.

Është rrëzuar dekreti dhe këto dy koncesione do rimiratohen në parlament. Ky nuk heq dorë nga grabitja e vjedhja. Nuk ka plan tjetër as ky njeri dhe kupola e tij përveç vjedhjes. E dyta është se kjo ndërtesa që ndodhet pas selisë sonë që duhet të ishte vendi ku frenohet pushteti është kthyer në një noter të hajdutërisë”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, “Shqiptarët kësaj i thonë vjedhje me ligj. Ligji po bëhet për të vjedhur. Po bëhet që ata që kanë vjedhur të mos shkojnë në burg. me Ramën nuk ka dhe as do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim por vetëm vjedhje e grabitje. Sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri, këtë km hajdut aq më mirë do të jetë për njerëzit.

Aq më shpejt do t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, ndihmojnë të varfërit dhe nxjerrin vendin nga kriza. Ky është shqetësimi i kësaj, jave, nuk është gjë e re, Jemi të vendosur ta denoncojmë këtë aferë”.

Ndërkohë nesër në orën 13:00 Basha pritet të zhvillojë takim me aleatët e vegjël ku do të diskutohet e gjithë axhenda që do ndjekin në sesionin e ri politik.

Një ditë më parë Basha zhvilloi  mbledhje me të deleguarit në qarqe. Basha ka paralajmëruar se në shtator do rikthehen sërish protestat masive, edhe pse ende nuk ka një datë. Raportohet se këto takime konsultative mund të çojnë në vendosjen e një date për zhvillimin e protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat