Merr fund “aventura” e shqiptarit që u arratis nga burgu grek

Shqipëria

Merr fund “aventura” e shqiptarit që u arratis nga burgu grek

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Më 28 gusht 2 shqiptarë u arratisën nga burgu i Tirinthias në Greqi.

Sot mediat greke raportojnë se për njërin prej tyre, një 27-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka marrë fund arratia, duke u vënë në pranga.

Gjatë kontrollit në banesën ku ai u kap, autoritetet gjetën 3 kuti të zbrazëta, që dyshohet se i përkasin një dyqani me pajisje elektrike ku 27-vjeçari kishte grabitur ditën e arratisjes nga burgu.

Shqiptari u dërgua sërish në qeli dhe tashmë mbi të rëndon edhe akuza e largimit nga vendi i qëndrimit të të burgosurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat